Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cuke
cukë:

cúk/ë,-a f. sh. -a(t) pjesë e vogël e shkëputur nga diçka; copë: një cukë djathë (lesh).

çukë:

çúk/ë,-a f. sh. -a(t) majë e lartë mali a kodre; mal a kodër me majë të lartë: çuka e Tomorit; / maja e një druri a e një bime: çukat e pishave; çuka e misrit xhufka.

çuk:

çuk,-uI m. sh. -ë(t) bised. 1. mëz: del si çuku para pelës (fig.) flet pa iu mbajtur radhës sipas moshës. 2. kërriç, pulisht: çuku i gomarit.

Të ngjashme:
ceke:

cék/e,-ja f. sh. -e(t) enë e cekët; xhezve njëshe.

cuks:

cuks jokal dhe kal., -a, -ur djeg, përcëlloj; quk: më cuks lëkura; më cuksin sytë.

cule:

cúl/e,-jaI f. kryes. sh. -e(t) shtresat e mbulesat për të fjetur; zhele: culet e foshnjës shpërgënjtë; ishte veshur me cule.