Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cukëlan
cukëlan:

cukëlán,-e mb., edhe si em. 1. që i ka rënë leshi a është rrjepur vende-vende: dash cukëlan. 2. i leckosur, zhelan.

Sinonime / Të përafërta:
zhelan
Të ngjashme:
curkulan:

curkulán,-i m. sh. -ë(t) zool. çafkëlore.

çakëlan:

çakëlán,-e mb., edhe si em., i rreckosur.

cullan:

cullán,-e mb., edhe si em., bised. barkfryrë.

culan:

culán,-e mb., edhe si em., leckaman.

copëlan:

copëlán,-e mb., edhe si em., mospërf. leckaman.