Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cukël
cukël:

cúk/ël,-la f. kryes. sh. -la(t) tufëz leshi; tufë e vogël pambuku a mëndafshi pas shkriftimit; copë e vogël e prerë nga një rrobë ose diçka tjetër; leckë: ishte veshur me cukla.

Sinonime / Të përafërta:
leckë
Të ngjashme:
çukël:

çúk/ël,-la f. sh. -la(t) guraçok: çukla lumi; luajnë me çukla luajnë guraçokthi.

bukël:

búk/ël,-laI f. sh. -la(t) zool. kafshë e vogël dhe e shkathët mishngrënëse e familjes së kunadhes, e murrme sipër e me bark të bardhë; nuselalë.

bukël:

búk/ël,-laII f. sh. -la(t) tufë flokësh e dredhur.

bukël:

búk/ël,-laIII f. sh. -la(t) bot. kërpudhë e kuqërreme dhe e ëmbël.

cakël:

cák/ël,-la f. sh. -la(t) kapë e vogël të lashtash, misri etj.: cakla gruri.