Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cuk
cuk:

cuk kal., -a, -ur quk; fig. ngacmoj, cyt: e cuki bleta. / pës. cúkem.

çuk:

çuk,-uI m. sh. -ë(t) bised. 1. mëz: del si çuku para pelës (fig.) flet pa iu mbajtur radhës sipas moshës. 2. kërriç, pulisht: çuku i gomarit.

çuk:

çuk,-uII m. sh. -a(t) strofull: çuk lepuri.

çuk:

çuk kal., -a, -ur 1. i bie fort me një vegël a mjet: çuk misrin shij misrin; çuk pemën shkund me shkop; çuk baltën e përziej për ta ngjeshur. 2. çukit. / pës. çúket v. III.

Sinonime / Të përafërta:
ngacmoj
cyt
Të ngjashme:
cak:

ca/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. vija që kufizon diçka; pika më e fundit a më e lartë e diçkaje; kufi; skaj: caqet e arës (e fshatit); caku i vrapimit (sport.); caku më i lartë kulmi. 2. fig. kufiri që është caktuar për diçka; afat; pikësynim: caqe të ngushta; caqet kohore; brenda (jashtë) caqeve; pa cak e pa anë; e kaloi cakun; nuk ka cak. 3. vendi ku dikush jeton a punon: njeri pa cak; zuri cak; dera e përtimit, caku i mjerimit (fj. u.). 4. gropë e vogël në lojën e doçes, bice; shenjë si kufi në disa lojëra fëmijësh: zuri cakun. 5. mat. madhësi e pandryshueshme, së cilës mund t’i afrohet shumë një madhësi tjetër e ndryshueshme.

cek:

cek kal., -a, -ur 1. prek lehtë, çik: i ceku dorën. 2. fig. e prek një çështje shkurt, zë në gojë, përmend: e ceku kalimthi. / pës. céket v. III.