Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cufil
cufil:

cufíl,-i m. sh. -a(t) 1. liqen i vogël në mal. 2. si ndajf. vetëm, fillikat: mbeti cufil. 3. si ndajf. pingul; drejt e në tokë: ra cufil nga pema.

Sinonime / Të përafërta:
vetëm
fillikat
pingul
Të ngjashme:
cufël:

cúf/ël,-la f. sh. -la(t) 1. flokë të trashë bore; shtëllungë fare e vogël; tufë e vogël fijesh: cufla leshi. 2. si ndajf. pezull, si pendë, si pupël: e çoi cufël.

cupil:

cupíl,-i m. sh. -a(t) 1. cungali i çatisë; min. tra i shkurtër për të mbajtur tavanin e galerisë. 2. thupër.

bufal:

bufál,-i m. sh. -ë(t) gjel me pupla si të bufit në kokë.

bufit:

bufít kal., -a, -ur bushurdis.

cefël:

céf/ël,-la f. sh. -la(t) 1. lëvore e hollë e kokrrave të drithit, e farave, e vezëve etj.; gujavë. 2. leskër; copë e vogël e shumë e hollë, cifël: cefla suvaje; cefël xhami (guri).