Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cubnoj
cubnoj:

cubn/ój kal., -óva, -úar kusaroj.

Të ngjashme:
cuboj:

cub/ój kal., -óva, -úar i pres majën, e shkurtoj: cuboj bimët (flokët). / pës. cubóhet v. III.

culloj:

cull/ój kal., -óva, -úar fryj barkun.

cungoj:

cung/ój kal., -óva, -úar 1. pres degët e një druri dhe lë vetëm trungun, e bëj cung. 2. i pres këmbën a krahun një njeriu, gjymtoj. 3. fig. i heq një pjesë dhe e lë të mangët, gjymtoj: ia cunguan artikullin.

curroj:

curr/ój kal., -óva, -úar 1. i shkurtoj veshët ose bishtin. 2. edhe fig. ngre veshët përpjetë: curroi veshët. / pës. curróhet v. III.

dubloj:

dubl/ój kal., -óva, -úar libr. 1. bëj të njëjtën gjë për së dyti; kryej krahas me dikë një punë të njëjtë ose të ngjashme. 2. teatër. luaj rolin e një aktori tjetër, zëvendësoj; / kinem. kthej në një gjuhë tjetër zërat e aktorëve të një filmi. / pës. dublóhem.