Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cubnisht
cubnisht:

cubnísht ndajf. si cubat; kusarisht, pabesisht.

Sinonime / Të përafërta:
kusarisht
pabesisht
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mund të kapja thelbin e saj. Nganjëherë më dukej se askund më mirë se sipër saj nuk shfaqej siguria, frika, mëdyshja ose kokëkrisja njerëzore. Disa e shkelnin lëndimthi, si të kishin ndroje se mos e dëmtonin, e të tjerët e thundronin potershëm. Kishte nga ata që vazhdonin ta kapërcenin natën, cubnisht, si të tuteshin prej dikujt, e ndoshta prej asaj vetë, ngaqë e kishin përgojuar keq. Pas peshkopit të Ardenicës, që shkonte për një shpriftërim në Manastirin e Tre Kryqeve, kaloi një tjetër qerre e mbyllur, ku, siç u dyshua më pas, kishte gjasë të ndodhej një grua e rrëmbyer e, pas...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...lëvizjes që bën njeriu, duke hapur të pesë gishtat e duke e tundur dorën në drejtim të atij që mallkon). Por ato, siç duket, nuk kuptonin gjë dhe qeshnin. Kështu ishte në fillim. Por pastaj njerëzit u mësuan edhe me këtë gjë. Madje, kishte edhe nga ata që filluan të shkonin fshehurazi, cubnisht, siç i thonë, për të kaluar natën me to. Kaloi ca kohë dhe ato u futën, si të thuash, në jetën tonë. Shpesh qëllonte që mbrëmjeve dilnin në treme, pinin cigare dhe vështronin si të hutuara malet përreth dhe, me siguri, u kujtohej vendi i tyre. Rrinin shumë kohë kështu në gjysmerrësirë, ndërsa...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
cullnisht:

cullnísht ndajf. si fëmijët e vegjël.

çobanisht:

çobanísht ndajf. 1. si bari, siç bën bariu. 2. vllahçe, arumanisht: kërcejnë çobanisht.

çubishtë:

çubísht/ë,-a f. sh. -a(t) kaçubishtë.