Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cubni
cubni:

cubní,-a f. sh. -(të) kusari, hajdutëri.

Sinonime / Të përafërta:
hajdutëri
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tjerë të shqiptarëve, se si prej shtëpisë së tij kanë dalë burra të njohur, trima të mëdhenj, se si dikush prej të parëve të tij ishte bashkëpunëtor ose i Abdyl Frashërit, ose i Abdullah Drenit, ose i Bajram Currit ose, më në fund, i Ahmet Zogut. Në qoftë se të parët e tij janë dalluar në hajni, cubni, hakmarrje dhe krime të tjera atëherë snobi të thotë se të gjitha këto ata i kanë bërë për qëllime më të larta kombëtare apo fisnore. Snobi që në asnjë mënyrë nuk mund të jetë „fisnik" në linjën e babajt, kujdeset të jetë f isnik në linjën e mamasë, prandaj edhe krejt meritat e të parëve të të jatit...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
cubnim:

cubním,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.

cubak:

cubák,-u m. sh. -ë(t) kallamishte; kërcu.

cuban:

cubán,-e mb. 1. cub: qen cuban. 2. fig. mospërf. që mban rroba të shkurtra: çikë cubane.

cubar:

cubár,-i m. sh. -ë(t) ai që shkon pas femrave, gruar.

cubel:

cubél,-e mb. cub; / i prerë a i shkurtuar: mëngë cubele.