Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cubel
cubel:

cubél,-e mb. cub; / i prerë a i shkurtuar: mëngë cubele.

Sinonime / Të përafërta:
cub
Të ngjashme:
cube:

cúb/e,-ja f. sh. -e(t).

cibël:

cíb/ël,-la f. sh. -la(t) sternë: ujë cible.

cubët:

cúbët (i, e) mb. 1. cub, bishtcung. 2. fig. i metë nga mendja.

cufël:

cúf/ël,-la f. sh. -la(t) 1. flokë të trashë bore; shtëllungë fare e vogël; tufë e vogël fijesh: cufla leshi. 2. si ndajf. pezull, si pendë, si pupël: e çoi cufël.

cukël:

cúk/ël,-la f. kryes. sh. -la(t) tufëz leshi; tufë e vogël pambuku a mëndafshi pas shkriftimit; copë e vogël e prerë nga një rrobë ose diçka tjetër; leckë: ishte veshur me cukla.