Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës crog
crog:

crog kal., -a, -ur 1. e zhvesh një vend nga drurët. 2. i heq qimet; i rrjep pendët.

Të ngjashme:
crogë:

cróg/ë,-a f. sh. -a(t) vend i zhveshur nga drurët; rogë.

breg:

breg,-u m. sh. brígje(t) 1. rripi i tokës buzë një rrjedhe uji, buzë detit etj.; vendet pranë detit: bregu i lumit (i liqenit); breg më breg; drejt brigjeve të largëta; doli në breg. 2. buza e një sendi; qenar: bregu i vatrës; bregu i pëlhurës. 3. kodër e vogël; pirg dheu: fushë me brigje.

brof:

brof jokal., -a, -ur 1. ngrihem menjëherë në këmbë; turrem me rrëmbim drejt diçkaje: brofi nga shtrati; i brofte zemra i hidhej zemra përpjetë (nga gëzimi etj.). 2. si ndajf. menjëherë, papritur e me vrull: brof më këmbë; më doli brof përpara.

brom:

brom,-i m. kim. jometal i lëngshëm, i kuq, helmues e me erë të keqe (simboli Br).

cing:

cing onomat. shpreh një tingull a një zhurmë sikur përplasen gotat.