Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cputh
cputh:

cpúth,-i m. shtufi i krahut.

Të ngjashme:
puth:

puth kal., -a, -ur 1. prek e thith lehtë me buzë dikë në faqe, në ballë, në dorë etj. në shenjë dashurie a nderimi ose diçka në shenjë adhurimi: puth fëmijën; e puthi në buzë; puth flamurin (tokën amtare). 2. fig. bised. (zakon. me pjesëzat mohuese nuk, s) nuk kam të drejtë, mundësi a forcë për të vajtur diku a për të bërë diçka: nuk puth më në atë derë (në atë punë). 3. v. III fig. prek lehtë diçka; kap, zë: valët puthin bregun; dielli puthi majat e maleve. 4. puq; puthit: i puthi dërrasat njëra me tjetrën.

cikth:

cikth,-i m. 1. hirrë kosi a djathi, cik. 2. mjegull e hollë, që bie verës në vende të ulëta.

cukth:

cukth,-i m. sh. -a(t) 1. zool. akrep. 2. kodër e vogël.

druth:

druth,-i m. sh. -ë(t) bosht hekuri, me një rreth të vogël në majë, ku futet gjepi.

fruth:

fruth,-i m. mjek. sëmundje ngjitëse e fëmijëve, e cila shfaqet me puçrra ose me njolla të kuqe në lëkurë dhe zakonisht me zjarrmi e me mahisje të qepallave, të qiellzës etj.: fruthi i zi (i keq) skarlatina; vaksina e fruthit.