Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës corkë
corkë:

córk/ë,-a f. sh. -a(t) pulë e re, zogë që sapo ka nisur të bëjë vezë.

Të ngjashme:
cirkë:

círk/ë,-a (cërk/ë,-a) f. sh. -a(t) 1. pikë e vogël uji a e një lëngu tjetër, spërkë, stërpikë: cirkë gjaku; cirkë balte (gëlqereje); cirka shpon gurin (fj. u.). 2. pikël në një pëlhurë, në pendët e shpendëve ose mbi një send: pulë me cirka; shami me cirka; mollë me cirka.

torkë:

tórk/ë,-a f. sh. -a(t) sasi filli leshi etj., e mblidhur në qerthull a me dorë; sasi duhani prej katër a pesë vargjesh të mbështjella e të lidhura si top.

cokë:

cók/ë,-a f. sh. -a(t) det. pjesa e spirancës që zë në fundin e detit.

aortë:

aórt/ë,-a f. sh. -a(t) anat. arteria më e madhe, që del nga barkushja e majtë e zemrës.

barkë:

bárk/ë,-a f. sh. -a(t) mjet i vogël lundrimi si govatë e gjatë, që lëviz me lopata, me vela ose me motor, varkë: barkë dërrase (gome); barkë peshkimi; si barka në të thatë i zënë ngushtë, si peshku pa ujë; si barka në mes të detit në mes të rrezikut.