Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cope-cope
copë-copë:

cópë-cópë ndajf. 1. në shumë pjesë të ndara; në shumë copa: e theu copë-copë. 2. mb. i copëtuar; i grisur: me rrobat copë-copë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tyre ndezën prapë nga një cigare, i treti thithte ende llullën, kurse tjetri, më i riu, vazhdonte të qëndronte mbështetur mbi bishtin e mihëses dhe dukej që e kishte mendjen gjetkë. Punëtori i vjetër tani ishte futur në gropë gjer në brez dhe specialisti i shpjegonte diçka. Ata folën një copë herë, pastaj tjetri nisi të rrëmihte përsëri. - Ç'thotë? - pyeti gjenerali. - Nuk e dëgjova mirë, - tha prifti. Të gjithë qëndronin në heshtje si në ndonjë varrim. - Sa mirë që s'po fillon shiu! - tha prifti. Gjenerali ngriti sytë. Horizontet ishin të mbytura në mjegull dhe larg, shumë larg...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...në tokë, në kllapat e hekurta të të cilave lidhej gjatë natës trapi i kalimit mbi lumë, një kalimtari, që s'e njihte kush në këtë anë, i ra sëmundja e tokës. Trapari, që e kishte parë me sy gjithçka, tregoi se zhelani i panjohur, me pamje gjysmë shenjtori gjysmë të çmenduri, pasi qe endur një copë herë te bregu, midis skelës së trapit dhe vendit ku kalohet lumi në va gjatë verës, lëshoi papritur një klithmë, sikur t'i kishin prerë fytin, dhe ra përmbys mu në llucë. Ndonëse te kjo pikë e bregut bëhej kalimi i njerëzve ei bagëtive me anë të trapit mbi lumë, prapëseprapë kjo s'ishte veç një...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...përpara zhveshjes, madje aq dukshëm, saqë ai kishte dyshuar se mos ishte e virgjër. Vajza ishte përgjigjur turbull, as po, as jo, me ca folje në mënyrën kushtore, edhe po të isha, nuk do ta kisha problem, në kohën që tronditja nuk i ndahej. Pas dashurisë, në vend që të qetësohej, u bë më keq. Një copë herë qëndroi me fytyrën e zhytur në nënkresë, aq sa ai do të kujtonte se po flinte, sikur të mos ia vinte re supet. I dridheshin nga ngashërimi përherë e më fort. U përpoq ta kthente nga vetja, së paku t'ia shihte fytyrën, por vajza, me krahët e zbuluar, e shtrëngonte atë pas nënkresës. E kishte...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...sinonimet njërin skaj tjetrit, Hasan Hasani e ka zhagitur mendimin dhe emocionin e vargjeve të veta me përdorimin e tyre të shpeshtë. Ai shkruan, për shembëll, „n'vapë të diellit në zheg", duke mos menduar fare se vapa dhe zhegu janë për poezinë një bagazh qesharak, apo edhe më konkretisht: „N'at copë postajë të rjepun, pa lesh, veç lëkurë", duke mos menduar se as një prozator i mirë nuk guxon t'i lejojë vetes një zbutje të tillë të fjalisë. Jo vetëm se postaja, leshi dhe lëkura nuk kanë asgjë poetike në vete, po një renditje e tillë e fjalëve, që nuk e theksojnë përfytyrimin dhe nuk i intensifikojnë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...së bujqve (parikëve). Kategori të tjera bujqish ishin edhe « të huajt » e « të lirët » (ksenoi, eleutheroi). Këta ishin të privuar nga toka e nga çdo lloj prone, pra të parregjistruar nga fisku dhe vendoseshin në feud në cilësinë e punëtorit me mëditje. Por me kohë edhe këta pajiseshin me një copë tokë për të cilën paguanin detyrimet përkatëse, duke u shkrirë, kështu, dhe ata në masën e parikëve. Detyrimet feudale Sistemi i detyrimeve feudale që rëndonin mbi fshatarin nuk ishte i njëjtë për të gjitha viset shqiptare. Ai ndryshonte sipas konfiguracionit të terrenit, por edhe sipas sferave...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
copë:

cóp/ë,-a f. sh. -a(t) dhe -ëra(t) 1. pjesë e diçkaje e shkëputur nga e tëra; pjesë e një të tëre, e kohës, e jetës etj.: një copë byrek (djathë, mish, bukë); copë guri (tulle, druri); copëra letre (qelqi); një copë tokë; një copë rrugë; një copë herë ca kohë; një copë një e tërë e pandarë; gjumë me copa gjumë i ndërprerë; copë mishi me dy sy (përçm.) njeri i trashë nga mendja; kush kërkon copën e madhe, humbet edhe të voglën (fj. u.); ku të tregojnë copën e madhe, merr lugën e vogël! mos prit shumë prej diçkaje që ta lëvdojnë tepër! 2. pjesë nga një vepër letrare, muzikore etj.: copa leximi; copa melodish. 3. stofi a pëlhura që nevojitet për një veshje: copë për fustan. 4. sh. -ë(t) një send i veçantë që merret si njësi numërimi a përllogaritjeje: pesë copë libra; dhjetë copë dërrasa; punë (pagesë) me copë; shiten me copë. 5. fig. mospërf. dikush a diçka pa vlerë; njeri i pafuqishëm e fatkeq: një copë burrë (grua); një copë mësues; atë copë shtëpi ka. 6. pjesë e një bisku me sytha për shartesë, kalem, pip: copa ulliri; shtim (shumëzim) me copa.

copë:

copë ndajf. hapur, troç: ia tha copë.

copa-copa:

cópa-cópa ndajf. 1. copë-copë; në pjesë të shkëputura prej njëra- tjetrës, jo njësh: e ndau copa-copa; e bëri copa-copa. 2. fig. bised. herë mirë e herë keq: - Si ia çon? - Copa-copa.

hope-hope:

hópe-hópe ndajf. menjëherë; me ndërprerje, me hope: hope-hope qante; punonte hope-hope.