Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës copa-copa
copa-copa:

cópa-cópa ndajf. 1. copë-copë; në pjesë të shkëputura prej njëra- tjetrës, jo njësh: e ndau copa-copa; e bëri copa-copa. 2. fig. bised. herë mirë e herë keq: - Si ia çon? - Copa-copa.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...thellë. Varrmihësit lëvizën të gjithë. Më i riu, ai që rrinte menduar, i mbështetur te bishti i veglës, i kërkoi një cigare shokut dhe e ndezi. Gërmuesi filloi të nxirrte eshtrat jashtë me lopatë. Në pamjen e tyre s'kishte asgjë të frikshme. Ato ishin përzier me dheun e shkrifët dhe dukeshin si copa drunjsh të thatë brenda në të. Përreth ndihej era e këndshme e dheut të hapur. - Dezinfektantin, -thirri specialisti, - sillni dezinfektantin. Dy punëtorë vrapuan te kamioni. Specialisti gjeti diçka të vogël midis eshtrave. - Ja medaljoni, - tha dhe ia tregoi gjeneralit, duke e mbajtur me një...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...duket, i pëlqeu ky emër. sepse thonë se po e përdorin tani kudo. Madje, sipas pleqve tanë, edhe vendi i tyre kështu ka nisur të quhet, Jermani, që do të thotë vendi ku flitet si në kllapi, ose thjesht tokë e jermit, por mua s'më besohet se ky emër vjen prej këndej Të gjitha këto mu kujtuan copa-copa gjatë kohës që po përfundonte marrëveshja. Ata paguan me dukate veneciane, për çdo copë të saj, metër për metër, dhe në fund ikën të gëzuar, sikur rrugën ta kishin marrë falas. Ashtu leshrabaltë e me rroba të ndrangura, vazhduan udhën më tutje. Murgu holandez më kishte treguar se, pasi ia kishte...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
copë:

cóp/ë,-a f. sh. -a(t) dhe -ëra(t) 1. pjesë e diçkaje e shkëputur nga e tëra; pjesë e një të tëre, e kohës, e jetës etj.: një copë byrek (djathë, mish, bukë); copë guri (tulle, druri); copëra letre (qelqi); një copë tokë; një copë rrugë; një copë herë ca kohë; një copë një e tërë e pandarë; gjumë me copa gjumë i ndërprerë; copë mishi me dy sy (përçm.) njeri i trashë nga mendja; kush kërkon copën e madhe, humbet edhe të voglën (fj. u.); ku të tregojnë copën e madhe, merr lugën e vogël! mos prit shumë prej diçkaje që ta lëvdojnë tepër! 2. pjesë nga një vepër letrare, muzikore etj.: copa leximi; copa melodish. 3. stofi a pëlhura që nevojitet për një veshje: copë për fustan. 4. sh. -ë(t) një send i veçantë që merret si njësi numërimi a përllogaritjeje: pesë copë libra; dhjetë copë dërrasa; punë (pagesë) me copë; shiten me copë. 5. fig. mospërf. dikush a diçka pa vlerë; njeri i pafuqishëm e fatkeq: një copë burrë (grua); një copë mësues; atë copë shtëpi ka. 6. pjesë e një bisku me sytha për shartesë, kalem, pip: copa ulliri; shtim (shumëzim) me copa.

copë-copë:

cópë-cópë ndajf. 1. në shumë pjesë të ndara; në shumë copa: e theu copë-copë. 2. mb. i copëtuar; i grisur: me rrobat copë-copë.