Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cop
Të ngjashme:
cep:

cep,-iI m. sh. -a(t) 1. maja e këndit të diçkaje; vija e ngushtë e një skaji; kënd, qoshe, skaj; majë: cepat e tryezës (e shamisë); në cep të arës (të rrugës); ma zuri cepi i veshit (fig.) e dëgjova; në një cep të zemrës (fig.); cep më cep në çdo anë, kudo; nga një skaj në tjetrin; gur me cepa; yll me pesë cepa; u ul në një cep; po më shtrove cepin e gunës, të shtroj gunën të tërë (fj. u.). 2. vend i largët dhe jo shumë i shkelur, skaj, kënd: cepi më verior (më jugor) i vendit; në çdo cep. 3. gjeom. këndi i jashtëm i një figure gjeometrike.

cep:

cep,-iII m. sh. -a(t) vesh i vogël rrushi, bistak.

cip:

cip,-e mb. 1. cipëhollë, cipje. 2. edhe si em. f., që i ka sisët të vogla: lopë (dele) cipe.

cof:

cof,-i m. sh. -ë(t) cofëtinë, ngordhësirë.

cof:

cof jokal., -a, -ur ngordh.

cok:

cok kal., -a, -ur prek lehtë, çik; i bie lehtë.