Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cokan
cokan:

cokán,-i m. sh. -a(t) majë e mprehtë guri.

Të ngjashme:
cokat:

cokát (cokás) kal., -a, -ur 1. mpreh kosën ose gurin e mullirit, kalit me çekan, e gdhend pak; i bëj një kllapë: e cokati me brisk. 2. fig. çmend.

çekan:

çekán,-i m. sh. -ë(t) vegël dore me një kokë metali a druri dhe me bisht, që përdoret për të mbërthyer, për të goditur a për të rrahur diçka etj; pjesë e një mekanizmi të thjeshtë në këtë trajtë, që shërben për të shtypur a për të rrahur diçka; tek. makinë për punimin e metaleve, e cila ka një pjesë si tokmak që godit: çekani i farkëtarit (i muratorit); çekanët e dërstilës; çekan me ajër.

çoban:

çobán,-i m. sh. -ë(t) 1. bari: çobanët e fshatit. 2. bised. vllah, arumun.

çokane:

çokán/e,-ia f. sh. -e(t) 1. këmborë e vogël e shtypur në të dy anët: nuk më lënë zilet e mia të dëgjoj çokanet e tua (fj. u.) kam shumë telashe për vete. 2. trakullorja e portës, çoku.

çokar:

çokár,-i m. sh. -ë(t) i vogli i buallicës, kotorr.