Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cokë
cokë:

cók/ë,-a f. sh. -a(t) det. pjesa e spirancës që zë në fundin e detit.

Të ngjashme:
çokë:

çók/ë,-a f. sh. -a(t) naxhake mishi; satër.

cok:

cok kal., -a, -ur prek lehtë, çik; i bie lehtë.

cok:

cok ndajf. bised. troç; copë; tamam: ia tha cok; cok ashtu është.

bokë:

bók/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bregore e zhveshur e gurishtë; bokërimë. 2. fig. njeri i ngathët e i varfër nga mendja.

cakë:

cák/ë,-a f. sh. -a(t) trastë e vogël; qese: caka e bukës; një cakë miell.