Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cok
cok:

cok kal., -a, -ur prek lehtë, çik; i bie lehtë.

cok:

cok ndajf. bised. troç; copë; tamam: ia tha cok; cok ashtu është.

çok:

ço/k,-kuI m. sh. -qe(t) 1. çekan për të thyer gurë; shtypësi i havanit; tuni i një vegle prerëse: çoku i muratorit; çoku i sëpatës. 2. trakullorja e portës; gjuhëza e këmborës a e ziles, rrumb. 3. nyjë në kyçin e eshtrave: çoku i dorës (i këmbës, i gishtit); çoku i krahut maja e supit; çoku i bërrylit maja e bërrylit. 4. sqepi: çoku i zogut (i pulës). 5. gur i rrumbullakët sa një arrë; kokërr e rrumbullakët, që e përdorin fëmijët si kaqol në lojë; guri pa numër i bilardos, me të cilin goditen gurët e tjerë.

çok:

ço/k,-kuII m. sh. -a(t) i vogli i buallicës, kotorr.

çok:

çok kal., -a, -ur pres me hanxhar: çok mishin. / pës. çóket v. III.

Sinonime / Të përafërta:
çik
troç
copë
tamam
Të ngjashme:
cak:

ca/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. vija që kufizon diçka; pika më e fundit a më e lartë e diçkaje; kufi; skaj: caqet e arës (e fshatit); caku i vrapimit (sport.); caku më i lartë kulmi. 2. fig. kufiri që është caktuar për diçka; afat; pikësynim: caqe të ngushta; caqet kohore; brenda (jashtë) caqeve; pa cak e pa anë; e kaloi cakun; nuk ka cak. 3. vendi ku dikush jeton a punon: njeri pa cak; zuri cak; dera e përtimit, caku i mjerimit (fj. u.). 4. gropë e vogël në lojën e doçes, bice; shenjë si kufi në disa lojëra fëmijësh: zuri cakun. 5. mat. madhësi e pandryshueshme, së cilës mund t’i afrohet shumë një madhësi tjetër e ndryshueshme.