Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cohte
cohtë:

cóhtë (i, e) mb. që është bërë prej cohe: rroba të cohta.

Të ngjashme:
cohë:

cóh/ë,-a f. sh. -ëra(t) 1. stof leshi i hollë e i butë. 2. veshje e sipërme grash, si gunë e gjatë prej leshi dhe e qëndisur.

bohçe:

bóhç/e,-ja f. sh. -e(t) 1. shami e madhe për të mbështjellë plaçka; plaçka të mbështjella me të. 2. përparëse e punuar në vegjë e me zbukurime.

poste:

póst/e,-ja f. sh. -e(t) 1. shtrojë prej lëkure berri të tharë, postiqe. 2. krahin. qilim me lesh dhie; mutaf.

qofte:

qóft/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gjell. gatesë me mish të grirë, me qepë, me vezë dhe me erëza, në trajtë të rrumbullakët a të zgjatur dhe e pjekur a e skuqur; gatesë e tillë me perime të grira: qofte të skarës (të furrës). 2. thjesht. keq. njeri i pazoti.

sonte:

sónte ndajf. në këtë natë; gjatë kësaj nate: sonte në mesnatë.