Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cohtë
cohtë:

cóhtë (i, e) mb. që është bërë prej cohe: rroba të cohta.

Të ngjashme:
cohë:

cóh/ë,-a f. sh. -ëra(t) 1. stof leshi i hollë e i butë. 2. veshje e sipërme grash, si gunë e gjatë prej leshi dhe e qëndisur.

çotë:

çót/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. grifshë. 2. femra e gjonit. 3. fig. femër mendjelehtë e grindavece.

çohem:

çóhem vetv. 1. vetv. e çoj1,2,4: çohem në këmbë; çohem nga gjumi; më çohet zemra peshë (fig.); u çua aeroplani; u çua shumë pluhur. 2. nis të eci, mëkëmbem; fig. bëhem për punë: iu çuan fëmijët. 3. v. III fryhet; del më lart se të tjerët përreth: çohet buka (brumi). 4. v. III ndërzehet: çohen dhentë (lopët). / pës. çóhet v. III.

aortë:

aórt/ë,-a f. sh. -a(t) anat. arteria më e madhe, që del nga barkushja e majtë e zemrës.

cemtë:

cémtë (i, e) mb. shumë i ftohtë e i kthjellët: ujë i cemtë.