Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cohë
cohë:

cóh/ë,-a f. sh. -ëra(t) 1. stof leshi i hollë e i butë. 2. veshje e sipërme grash, si gunë e gjatë prej leshi dhe e qëndisur.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...muzikë dhe të shtëna pushkësh. Fashistët mundën të mblidhnin një turmë njerëzish nga rrugët dhe nga kafenetë dhe i detyruan të përcillnin në varreza të vrarën. Ne ecnim dhe s'flisnim dhe era na përcëllonte fytyrat. Atë e kishin vendosur në një makinë ushtarake, në një arkë të bukur, veshur me cohë të kuqe. Banda i binte një marshi të përzishëm dhe shoqet e saj qanin. Asnjëherë qyteti ynë nuk kishte përcjellë arkëmortin e një gruaje të huaj, sidomos të një gruaje të tillë. Ne ishim si të nemitur. Ndienim një zbrazëtirë në shpirt. Kushedi ç'fatkeqësi e kishte shtyrë të varfrën të vinte kaq...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
cohtë:

cóhtë (i, e) mb. që është bërë prej cohe: rroba të cohta.

cokë:

cók/ë,-a f. sh. -a(t) det. pjesa e spirancës që zë në fundin e detit.

copë:

cóp/ë,-a f. sh. -a(t) dhe -ëra(t) 1. pjesë e diçkaje e shkëputur nga e tëra; pjesë e një të tëre, e kohës, e jetës etj.: një copë byrek (djathë, mish, bukë); copë guri (tulle, druri); copëra letre (qelqi); një copë tokë; një copë rrugë; një copë herë ca kohë; një copë një e tërë e pandarë; gjumë me copa gjumë i ndërprerë; copë mishi me dy sy (përçm.) njeri i trashë nga mendja; kush kërkon copën e madhe, humbet edhe të voglën (fj. u.); ku të tregojnë copën e madhe, merr lugën e vogël! mos prit shumë prej diçkaje që ta lëvdojnë tepër! 2. pjesë nga një vepër letrare, muzikore etj.: copa leximi; copa melodish. 3. stofi a pëlhura që nevojitet për një veshje: copë për fustan. 4. sh. -ë(t) një send i veçantë që merret si njësi numërimi a përllogaritjeje: pesë copë libra; dhjetë copë dërrasa; punë (pagesë) me copë; shiten me copë. 5. fig. mospërf. dikush a diçka pa vlerë; njeri i pafuqishëm e fatkeq: një copë burrë (grua); një copë mësues; atë copë shtëpi ka. 6. pjesë e një bisku me sytha për shartesë, kalem, pip: copa ulliri; shtim (shumëzim) me copa.

kohë:

kóh/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. kryes. nj. vazhdim e kalim i pandërprerë i minutave, i orëve, i ditëve etj. pa kthim prapa; minutat, orët etj. që kalojnë; pjesë e ditës, e stinës a e një periudhe në të cilën bëhet një punë, ndodh diçka etj.; periudhë e pacaktuar historike a me disa kushte të veçanta: kohë e gjatë (e shkurtër, e humbur); kohët e fundit tani vonë; në kohën e kaluar (e ardhme); në kohën e drekës (e gjumit); në kohë paqeje (lufte); koha e gurit (hist.) periudhë e hershme e historisë, kur njerëzit përdornin vegla prej guri; koha e bronzit (hist.) periudha midis mijëvjeçarit V e II para erës së re; koha e hekurit (hist.) periudha pas kohës së bronzit; koha e mesme (hist.) mesjeta; s’ka shumë kohë pak kohë më parë; kanë ndryshuar kohët; iku ajo kohë; kam kohë jam i lirë; kam nge; nuk më del koha; gjithë kohën vazhdimisht; që nga ajo kohë; në kohën që (kur)… ndërsa, kur…; për sa kohë që…përderisa…; në të njëjtën kohë; koha është flori (fj. u.); koha s’lidhet me litar (fj. u.); / filoz. formë e ekzistencës së materies dhe kushtet themelore të lëvizjes së saj, që tregon se sa zgjatin dukuritë, ngjarjet etj. njëra pas tjetrës: koha dhe hapësira. 2. periudha e sotme; epoka bashkëkohore: njeri i kohës; detyrë (kërkesë, vepër) e kohës; ecën me kohën; / periudhë e moshës së një njeriu; jetë: koha jonë e rinisë. 3. afat; rast; çast: para kohe para afatit; u bë në kohë (në kohën e duhur); me kohë kur duhet; është koha të…; / tërësia e rrethanave që mund të sjellin ndryshime më vonë; e ardhmja: koha do ta tregojë. 4. nj. tërësia e kushteve atmosferike ose gjendja e motit në një vend për një periudhë të caktuar; moti: kohë e mirë (e keqe, me shi); parashikimi i kohës; u hap koha u shpërndanë retë, doli dielli; u prish koha u vrenjt, u bë për shi; po mban koha (e mirë); koha e mirë duket që në mëngjes (fj. u.). 5. tek. secila nga fazat e ciklit të punës së një motori: motor me katër kohë; / muz. secila prej nënndarjeve të barabarta të masës, që përcaktojnë ritmin e një kënge a të një pjese; pjesë e sinfonisë, e sonatës etj.: sinfoni me katër kohë; / sport. secila nga lëvizjet me komandë, që përbëjnë një ushtrim gjimnastikor ose rreshtor: e vuri pushkën në sup me dy kohë. 6. gjuh. kategori gramatikore e foljes që shpreh marrëdhënien e veprimit a të gjendjes me çastin kur flasim ose kur shkruajmë: kohë e thjeshtë (e përbërë) e foljes; koha e tashme; koha e kryer (e pakryer).

copë:

copë ndajf. hapur, troç: ia tha copë.