Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cjapthi
cjapthi:

cjápthi ndajf. duke u hedhur a duke qëndruar mbi këmbët e prapme.

Të ngjashme:
çapthi:

çápthi ndajf. me hap, jo me vrap (për kuajt): ecën çapthi.

cjapodhi:

cjapodhí,-a f. sh. -(të) bised. kafshë me tiparet gjinore të cjapit e të dhisë; deledash.

prapthi:

prápthi (së) ndajf. mbrapsht; kund. së mbari: e veshi (e ktheu) së prapthi; erdhën punët së prapthi.

vrapthi:

vrapthí ndajf. duke vrapuar; me vrap: e ndoqi vrapthi.

cakthi:

cákthi ndajf. doçash.