Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cjap
cjap:

cjap,-i m. sh. cjép(të) mashkulli i dhisë: cjapi edhe pa mjekër cjap mbetet (fj. u.).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...e çdo babëzie profesionale e tjetrit. Jo vetëm s'kishte dhënë asnjë shenjë zhgënjimi për atë “kot”-in e Rudianit, por gati-gati e kishte pritur me lehtësim. Pyetja, ç'po bëj?, iu përtëri përbri shtyllave prej mermeri të Pallatit të Kulturës dhe, fill pas saj, mendimi se po shkonte ndoshta si cjapi te kasapi, nuk iu nda një copë herë. Te Muzeu Kombëtar, iu duk se fjalët, përse e bënte këtë, i tha me zë. Përse, vazhdoi të pyeste veten, si njeriu që ka dëshirë të lozë me diçka që dukej e rrezikshme, por që s'ishte ashtu. E dinte se nuk ishte kot, ashtu siç i kishte pëlqyer ta gënjente veten...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
cjape:

cjáp/e,-ja f. sh. -e(t) kece; dhi e vogël.

jap:

jap kal., dháshë, dhënë 1. i dorëzoj, i zgjat a i vë përpara dikujt një gjë për ta marrë, për ta pasur të tijën, për ta përdorur etj.; i fal dikujt një gjë timen; fig. e pajis me diçka; dhuroj: i dha një gotë ujë; i dha qumësht; i dha dorën; dha armët u dorëzua; i dha një tufë lule; na ka dhënë një roman të bukur; i dha shkollë (dije); jap jetën (gjakun) flijohem, bëhem theror; jap kokën (shpirtin) e do shumë, jep edhe jetën. 2. bised. fejoj ose martoj vajzën me dikë: e ka dhënë në shtëpi (në familje) të mirë; kanë dhënë e kanë marrë kanë lidhje krushqie. 3. ia besoj a ia ngarkoj diçka; ia bëj të ditur, ia paraqit diçka: i jap një punë (një rol); u dha pyetjet (detyrat); dha lajmet; dha sqarime (prova); i dha vendimin; jap urdhër urdhëroj; i jap leje e lejoj; i dha një mësim të mirë; jap besën; jap llogari. 4. bised. nis të bëj diçka shpejt a me vrull; i bie a e qëlloj dikë: i dha një të larë (një të rruar); i dha një grusht (një shuplakë); i dha dru (dajak) e rrahu; e mundi në një lojë; e qortoi rëndë; i dha dërrmën e dërrmoi. 5. nxjerr, prodhoj; arrij diçka; vet. III krijon, formon, shkakton a shfaq diçka: dha shumë prodhime (bereqet); jep qumësht (lopa); dha përfundime të mira; jep të skuqur (skuqje); i dha shprehje të re fytyrës. 6. fig. nis menjëherë e me fuqi; lëviz diçka me vrull; shpërthej: ia dha vajit (të qeshurit); ia dha vrapit; i dha trupit mori hov; ia dha një shi (një erë e madhe). 7. krijoj lehtësi a mundësi për të bërë diçka, lejoj të bëhet a të ndodhë diçka (edhe në një varg njësish frazeologjike): i jap shkak (rastin); i jap dorën e ndihmoj; i jap udhë (diçkaje) e zgjidh; i jep jetë; i jep gjallëri e gjallëron; i jap zemër (dikujt) e nxit; i jap ndihmë e ndihmoj; i jap dritë e ndriçoj; i dha shkollë e shkolloi; i dha lirinë e çliroi; i dha bukuri e zbukuroi; i dha fund e përfundoi. 8. shtroj (një drekë a darkë); organizoj e bëj (një shfaqje, një koncert etj.); bëj a krijoj diçka: dha një darkë (një pritje); dha shfaqje; kaq jep ai. 9. bised. ngas një mjet udhëtimi; vë në lëvizje diçka: i jap makinës (veturës); i dha çikrikut; jepi shpejt (majtas). 10. bised. përcaktoj çmimin e diçkaje a moshën e dikujt; paguaj me çmimin që dëshiroj: sa jep ti?; i dha shumë (pak); sa vjet i jep atij? 11. si pasth. përdoret për të nxitur dikë: jepi, forca!; jepini, burra!

ajar:

ajár,-i m. sh. -ë(t) 1. kosh i madh për drithë. 2. vjet. baraspeshë; drejtpeshim: e bëri barrën ajar e ndau sa andej edhe këtej; e bëri ujin ajar hodhi sa ujë të ngrohtë, aq edhe të ftohtë.

arap:

aráp,-i m. sh. -ë(t) 1. bised. zezak; / njeri shumë i zeshkët. 2. zool. fulterëz. 3. emër për kafshë shtëpiake me qime të zezë.

capë:

cáp/ë,-aI f. sh. -a(t) çapëI.