Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cizoj
cizoj:

cizó/j (cëz/ój) jokal., -óva, -úar nxjerr tingull të hollë e të zgjatur: cizojnë drutë në zjarr.

Të ngjashme:
cikoj:

cik/ój kal., -óva, -úar 1. prek lehtë, cek. 2. fig. ngacmoj, thumboj: e cikoi keq. / pës. cikóhem.

citoj:

cit/ój kal., -óva, -úar përdor një citat nga një tekst i shkruar a nga një thënie e dikujt. / pës. citóhem.

acidoj:

acid/ój kal., -óva, -úar kim. thartoj. / pës. acidóhet v. III.

bazoj:

baz/ój kal., -óva, -úar e mbështet në diçka; arsyetoj para se të vendos.

bijoj:

bij/ój kal., -óva, -úar 1. bëj fëmijë. 2. bijësoj. / pës. bijóhem.