Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës civil
civil:

civíl,-e mb. 1. drejt. që lidhet me gjendjen dhe me të drejtat ligjore të qytetarëve në një shtet; që siguron të drejtën qytetare; që lidhet me qytetarin, i qytetarit: të drejtat civile të drejtat që shteti u njeh qytetarëve; kodi civil akt ligjor, në të cilin janë paraqitur normat e marrëdhënieve pasurore e vetjake ndërmjet shtetasve ose institucioneve qeveritare; gjendja civile gjendja juridike vetjake e familjare e një njeriu; zyra e gjendjes civile zyrë ku regjistrohen lindjet, martesat dhe vdekjet. 2. libr. që është tipar dallues i njeriut të lirë e me të drejta të plota në shoqëri a në shtetin e vet; që përshkohet nga ideja për të mirën e shoqërisë; qytetar: detyrë civile; guxim civil. 3. që nuk ka të bëjë me ushtrinë a me ushtarakët: rroba (veshje) civile; spitali civil. 4. që nuk është fetar a kishtar; që nuk bëhet në kishë; kund. fetar; kishtar: martesë civile.

Sinonime / Të përafërta:
qytetar
Antonime:
fetar
kishtar
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mjaft të përparuar në zhvillimin e tyre politik. Taulantët, fiset ilire, fqinje të Maqedonisë dhe ato më jugore: kaonët, thesprotët e molosët merrnin pjesë në ngjarje të tilla politike të historisë së botës së Mesdheut siç ishte lufta e Peloponezit. Taulantët ndërhyjnë me këtë rast në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436 p.e. sonë. Në këtë luftë ata morën nën mbrojtje oligarkët e dëbuar nga demosi i qytetit dhe qenë një nga ato forca që në aleancë me Athinën, kundër lidhjes së Peloponezit, ndihmuan aristokracinë epidamnase të rikthehet në pushtet. Kjo ngjarje shënoi një kthesë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...paperspektivë historike, e cila i ka nxitur të shikojnë vetëm përmbrapa. Rilindësit e kanë këngëtuar bukurinë e jetës bujqësore dhe baritore duke mos parë askund mjerim e vuajtje pse kanë dashur t'ia forcojnë krenarinë bashkëvendësit të vet të robëruar, kurse neoklasiçitët pse nuk kanë pasur kurajën civile të kapen me problemet e kohës së tyre. Përkundër poetëve dhe shkrimtarëve tanë të rinj, që shikojnë vetëm përpara, Hasan Hasani i ka kthyer sytë vetëm përmbrapa, dhe ka lejuar t'i mbushen me lotë për çdo gjë dhe çdo send që ia përkujton baçicat, ogiçat, këngët e bjeshkës dhe dallgët e vërrinit. Në...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
çivit:

çivít,-i m. lëndë si pluhur me ngjyrë të kaltër të errët, që përdoret për të ngjyrosur ose për të lyer; ngjyra e kësaj lënde.

çivi:

çiví,-a f. sh. -(të) menteshë.

cibël:

cíb/ël,-la f. sh. -la(t) sternë: ujë cible.

cifël:

cíf/ël,-la f. sh. -la(t) copë e vogël, e hollë ose me majë të mprehtë, që shkëputet nga një send i fortë: cifël guri (xhami); cifël druri spicë; cifël predhe.

cikël:

cík/ël,-li m. sh. -le(t) 1. varg i plotë dukurish ose shndërrimesh, që përsëriten rregullisht brenda një kohe të caktuar; koha kur kryhen e përsëriten këto dukuri e shndërrime: cikël i plotë (i mbyllur); cikël vjetor; cikli i prodhimit. 2. varg njohurish, veprash letrare etj., që sipas përmbajtjes formojnë një tërësi më vete; rrethi i njohurive të mësimit, që jepen në shkollë sipas ndarjes në vite: cikël vjershash (këngësh, tregimesh); cikli i kreshnikëve; cikël leksionesh (ligjëratash); klasat e ciklit të ulët.