Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës citrik
citrik:

citrík,-e mb. kim. që ka shijen si të limonit, gjendet në disa fruta dhe përdoret në industrinë ushqimore, farmaceutike etj.: acid citrik acidi i limonit.

Të ngjashme:
çikrik:

çikrík,-u m. sh. -ë(t) 1. mjet me një rreth, që rrotullohet zakonisht me këmbë dhe shërben për të dredhur ose për të mbështjellë fillin; mjet i tillë ku mblidhet litari i kovës së pusit. 2. rrotë e madhe druri me fletë e me kova, e cila nxjerr ujë duke u rrotulluar nga rrjedha. 3. tek. makara; mekanizëm me makara. 4. rrotë e vogël penjsh.

cërrik:

cërrík,-u m. sh. -ë(t) dru ku varen vargje duhani, qepësh etj. për t’u tharë; varg që varet në këtë dru.

ciklik:

ciklík,-e mb. 1. që përsëritet rregullisht sipas një cikli, që bëhet me cikle; rrethor: lëvizje ciklike; prodhim ciklik. 2. që përbën një tërësi të lidhur nga përmbajtja: suitë ciklike vallesh. 3. kim. që ka ndërtim unazor.

cirris:

cirrís kal., -a, -ur thumboj; nguc. / pës. cirrísem.

citanik:

citaník,-u m. sh. -ë(t) pe i hollë për të qëndisur me grep.