Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës citoj
citoj:

cit/ój kal., -óva, -úar përdor një citat nga një tekst i shkruar a nga një thënie e dikujt. / pës. citóhem.

Të ngjashme:
cikoj:

cik/ój kal., -óva, -úar 1. prek lehtë, cek. 2. fig. ngacmoj, thumboj: e cikoi keq. / pës. cikóhem.

citos:

citósI kal., -a, -ur mbërthej me gjilpërë, zë, kap; ngul (një gjilpërë). / pës. citóset v. III.

citos:

citósII kal., -a, -ur 1. fut me të rrasur; ngjesh; mbush plot e përplot: e citosi thesin. 2. mbështjell mirë me rroba, ia ngjesh mirë anash rrobat e shtratit.

cizoj:

cizó/j (cëz/ój) jokal., -óva, -úar nxjerr tingull të hollë e të zgjatur: cizojnë drutë në zjarr.

ditoj:

dit/ój jokal., -óva, -úar 1. kaloj ditën diku. 2. kal. kullot bagëtinë diku gjatë gjithë ditës: e dituan bagëtinë në mal.