Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cite
citë:

cít/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kunj i hollë druri, pykëz e hollë; edhe fig. spicë: cita e kularit; fut cita. 2. shtizë e hollë çorapesh; grep i hollë për të qëndisur.

citë:

cítë ndajf. citas.

Sinonime / Të përafërta:
spicë
citas
Të ngjashme:
cime:

cím/e,-ja f. sh. -e(t) zool. 1. cironkë. 2. gjuhcë.

ciqe:

cíq/e,-ja f. sh. -e(t) zool. bishtatundës.

cive:

civé,-ja f. gjell. 1. qepë a presh i grirë, që fërgohet në vaj, përzihet me salcë a me spec djegës dhe i hidhet gjellës. 2. qull me miell të fërguar, me hudhra ose me arra.

pite:

pít/e,-ja f. sh. -e(t) 1. petë e trashë brumi, me kimë, me djathë etj. përsipër dhe e pjekur në furrë, bukë e hollë. 2. krahin. byrek me gjalpë, me vezë, me djathë etj. 3. pllakë e dylltë me hoje bletësh, huall: pite natyrore (artificiale); pite me mjaltë.