Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cistit
cistit:

cistít,-i m. sh. -e(t) mjek., veter. mahisje e fshikëzës së ujit të hollë.

Të ngjashme:
çastit:

çástit (i, e) mb. që bëhet aty për aty; që kalon shpejt, që nuk zgjat: gjellë (fotografi) e çastit; përshtypje të çastit.

distik:

distík,-e mb. bot. dyrreshtor: elb distik.

fistik:

fistík,-u m. sh. -ë(t) bot. dru a shkurre e viseve të ngrohta, që bën kokrra si lajthi; zakon. sh. farat e këtyre kokrrave; farat e pishës së butë.

gostit:

gostít kal., -a, -ur u shtroj gjëra për të ngrënë njerëzve në një gosti; i nxjerr dikujt pije, ëmbëlsira etj., qeras. / pës. gostítem.

mistik:

mistík,-e mb., edhe si em., që beson në misticizëm, që ndjek misticizmin: njeri mistik; / që ka karakter misticist; misticist: pikëpamje mistike; figurë mistike.