Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cirua
cirua:

cir/úa,-ói m. sh. -ónj(të) 1. zool. cironkë: i vogël si cirua. 2. kalli misri që ka mbetur i vogël. 3. hell akulli i hollë në strehën e çatisë.

Sinonime / Të përafërta:
cironkë
Të ngjashme:
cirlua:

cirl/úa,-ói m. sh. -ónj(të) zool. shturë, gargull.

virua:

vir/úa, -ói m. sh. -ónj(të) rrjedhë e madhe uji; përrua: viroi i Gjirokastrës.

caruk:

carúk,-e mb., edhe si em., i zhveshur, lakuriq.

carrua:

carr/úa,-ói m. sh. -ónj(të) vocërrak.

cibun:

cibún,-i m. (cibún/e,-ia f.) sh. -e(t) veshje e sipërme prej shajaku, e hapur përpara, e gjatë deri në gju me gjysma mëngësh ose pa mëngë: cibune burrash (grash).