Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cirroz
Të ngjashme:
cirrozë:

cirróz/ë,-a f. sh. -a(t) mjek. rritja e tepruar e indit bashkues, që shkakton ngurtësimin e një organi të trupit dhe prishjen e funksionit të tij.

carrok:

carrók,-u m. sh. -ë(t), edhe si mb., vocërrak.

cërron:

cërr/ón jokal. v. III, -ói, -úar rrjedh nga pak; del si curril: cërron kroi.

cirkoj:

cirk/ój (cërk/ój) kal., -óva, -úar 1. e bëj me cirka, spërkat: më cirkoi me baltë. 2. mjel deri në pikën e fundit, shkrënd. 3. jokal. v. III bie pika-pika, pikon: cirkon shiu (çatia).

cirris:

cirrís kal., -a, -ur thumboj; nguc. / pës. cirrísem.

curroj:

curr/ój kal., -óva, -úar 1. i shkurtoj veshët ose bishtin. 2. edhe fig. ngre veshët përpjetë: curroi veshët. / pës. curróhet v. III.