Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cirlë
cirlë:

círl/ë,-a (cërl/ë,-a) f. sh. -a(t) zool. mëllenjë e murrme e me pika të çelëta; cirlë fushe mullibardhë.

Të ngjashme:
cirkë:

círk/ë,-a (cërk/ë,-a) f. sh. -a(t) 1. pikë e vogël uji a e një lëngu tjetër, spërkë, stërpikë: cirkë gjaku; cirkë balte (gëlqereje); cirka shpon gurin (fj. u.). 2. pikël në një pëlhurë, në pendët e shpendëve ose mbi një send: pulë me cirka; shami me cirka; mollë me cirka.

cirë:

cír/ë,-a f. sh. -a(t) 1. lëvorja e drurit. 2. trung pa degë.

cirlua:

cirl/úa,-ói m. sh. -ónj(të) zool. shturë, gargull.

cirua:

cir/úa,-ói m. sh. -ónj(të) 1. zool. cironkë: i vogël si cirua. 2. kalli misri që ka mbetur i vogël. 3. hell akulli i hollë në strehën e çatisë.

curle:

cúrl/e,-ja f. sh. -e(t) muz. surle.