Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cirkojë
cirkojë:

cirkój/ë,-a f. sh. -a(t) cirkatë.

Të ngjashme:
cirkoj:

cirk/ój (cërk/ój) kal., -óva, -úar 1. e bëj me cirka, spërkat: më cirkoi me baltë. 2. mjel deri në pikën e fundit, shkrënd. 3. jokal. v. III bie pika-pika, pikon: cirkon shiu (çatia).

cikoj:

cik/ój kal., -óva, -úar 1. prek lehtë, cek. 2. fig. ngacmoj, thumboj: e cikoi keq. / pës. cikóhem.

cirikokë:

cirikók/ë,-a f. sh. -a(t) zool. stërqokë.

cirkatë:

cirkát/ë,-a (cërkát/ë,-a) f. sh. -a(t) 1. curril që del me forcë cirka-cirka. 2. borë me shi, llohë.

cirrozë:

cirróz/ë,-a f. sh. -a(t) mjek. rritja e tepruar e indit bashkues, që shkakton ngurtësimin e një organi të trupit dhe prishjen e funksionit të tij.