Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cirkoj
cirkoj:

cirk/ój (cërk/ój) kal., -óva, -úar 1. e bëj me cirka, spërkat: më cirkoi me baltë. 2. mjel deri në pikën e fundit, shkrënd. 3. jokal. v. III bie pika-pika, pikon: cirkon shiu (çatia).

Sinonime / Të përafërta:
spërkat
shkrënd
Të ngjashme:
cirkojë:

cirkój/ë,-a f. sh. -a(t) cirkatë.

cikoj:

cik/ój kal., -óva, -úar 1. prek lehtë, cek. 2. fig. ngacmoj, thumboj: e cikoi keq. / pës. cikóhem.

çikoj:

çik/ój kal., -óva, -úar stërpik.

barkoj:

bark/ój kal., -óva, -úar e përkul dhe e bëj me bark diçka, harkoj.

cifloj:

cifl/ój kal., -óva, -úar i heq një cifël a disa cifla; e bëj cifla, ashkëloj: e cifloi pjatën (murin); cifloi një copë dru.