Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cirke
cirkë:

círk/ë,-a (cërk/ë,-a) f. sh. -a(t) 1. pikë e vogël uji a e një lëngu tjetër, spërkë, stërpikë: cirkë gjaku; cirkë balte (gëlqereje); cirka shpon gurin (fj. u.). 2. pikël në një pëlhurë, në pendët e shpendëve ose mbi një send: pulë me cirka; shami me cirka; mollë me cirka.

Sinonime / Të përafërta:
stërpikë
Të ngjashme:
cirk:

cir/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. shfaqje me akrobatë, me zhonglerë e me kafshë etj.; ndërtesë me arenë në mes për këto shfaqje; trupa e artistëve që marrin pjesë në këto shfaqje: artist cirku. 2. gjeol. gropë e madhe ose krater i rrumbullakët në sipërfaqen e Hënës: cirk akullnajor.

cinkë:

cínk/ë,-a f. sh. -a(t) zool. trishtil.

cirkël:

círk/ël,-la (cërk/ël,-la) f. sh. -la(t) cirkë e vogël.

cirlë:

círl/ë,-a (cërl/ë,-a) f. sh. -a(t) zool. mëllenjë e murrme e me pika të çelëta; cirlë fushe mullibardhë.

corkë:

córk/ë,-a f. sh. -a(t) pulë e re, zogë që sapo ka nisur të bëjë vezë.