Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cirkat
cirkat:

cirkát (cërkát) jokal., -a, -ur cirkoj.

cirkë:

círk/ë,-a (cërk/ë,-a) f. sh. -a(t) 1. pikë e vogël uji a e një lëngu tjetër, spërkë, stërpikë: cirkë gjaku; cirkë balte (gëlqereje); cirka shpon gurin (fj. u.). 2. pikël në një pëlhurë, në pendët e shpendëve ose mbi një send: pulë me cirka; shami me cirka; mollë me cirka.

Të ngjashme:
cirkan:

cirkán,-i (cërkán,-i) m. sh. -ë(t) curril; rrëke uji.

cirkatë:

cirkát/ë,-a (cërkát/ë,-a) f. sh. -a(t) 1. curril që del me forcë cirka-cirka. 2. borë me shi, llohë.

cikat:

cikát jokal. v. III, -i, -ur ushton, jehon: më cikat veshi.

cërrkat:

cërrkát jokal., -i, -ur këndon bulkthi.