Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cirka-cirka
cirka-cirka:

círka-círka mb. me shumë cirka e pikla, pikëlor: pulë cirka-cirka.

cirka-cirka:

círka-círka ndajf. duke pikuar a duke rrjedhur nga pak: uji binte cirka-cirka.

Sinonime / Të përafërta:
pikëlor
Të ngjashme:
cirkë:

círk/ë,-a (cërk/ë,-a) f. sh. -a(t) 1. pikë e vogël uji a e një lëngu tjetër, spërkë, stërpikë: cirkë gjaku; cirkë balte (gëlqereje); cirka shpon gurin (fj. u.). 2. pikël në një pëlhurë, në pendët e shpendëve ose mbi një send: pulë me cirka; shami me cirka; mollë me cirka.

çika-çika:

çíka-çíka ndajf. 1. në shumë çika: e bëri (e griu) çika-çika. 2. pak nga pak: e mblodhi çika-çika.