Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cirkëloj
cirkëloj:

cirkël/ój (cërkël/ój) kal. dhe jokal., -óva, -úar cirkoj.

Të ngjashme:
cirkalor:

cirkalór,-e (cërkalór,-e) mb., edhe si em., pikëlor: pulë cirkalore.

çikëloj:

çikël/ój kal., -óva, -úar 1. e ndaj në çika, e bëj çika-çika; grij. 2. stërpik, spërkat; / jokal. pikon nga pak, gjerbon: çikëlon çatia.

cirkoj:

cirk/ój (cërk/ój) kal., -óva, -úar 1. e bëj me cirka, spërkat: më cirkoi me baltë. 2. mjel deri në pikën e fundit, shkrënd. 3. jokal. v. III bie pika-pika, pikon: cirkon shiu (çatia).

cikëlloj:

cikëll/ój kal., -óva, -úar mih imët a cekët: i cikëlloi perimet. / pës. cikëllóhet v. III.

cingëloj:

cingël/ój kal., -óva, -úar zbukuroj me xhingla.