Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cirkël
cirkël:

círk/ël,-la (cërk/ël,-la) f. sh. -la(t) cirkë e vogël.

Të ngjashme:
cikël:

cík/ël,-li m. sh. -le(t) 1. varg i plotë dukurish ose shndërrimesh, që përsëriten rregullisht brenda një kohe të caktuar; koha kur kryhen e përsëriten këto dukuri e shndërrime: cikël i plotë (i mbyllur); cikël vjetor; cikli i prodhimit. 2. varg njohurish, veprash letrare etj., që sipas përmbajtjes formojnë një tërësi më vete; rrethi i njohurive të mësimit, që jepen në shkollë sipas ndarjes në vite: cikël vjershash (këngësh, tregimesh); cikli i kreshnikëve; cikël leksionesh (ligjëratash); klasat e ciklit të ulët.

cirkë:

círk/ë,-a (cërk/ë,-a) f. sh. -a(t) 1. pikë e vogël uji a e një lëngu tjetër, spërkë, stërpikë: cirkë gjaku; cirkë balte (gëlqereje); cirka shpon gurin (fj. u.). 2. pikël në një pëlhurë, në pendët e shpendëve ose mbi një send: pulë me cirka; shami me cirka; mollë me cirka.

cirkan:

cirkán,-i (cërkán,-i) m. sh. -ë(t) curril; rrëke uji.

cirkat:

cirkát (cërkát) jokal., -a, -ur cirkoj.

cirkoj:

cirk/ój (cërk/ój) kal., -óva, -úar 1. e bëj me cirka, spërkat: më cirkoi me baltë. 2. mjel deri në pikën e fundit, shkrënd. 3. jokal. v. III bie pika-pika, pikon: cirkon shiu (çatia).