Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cirk
cirk:

cir/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. shfaqje me akrobatë, me zhonglerë e me kafshë etj.; ndërtesë me arenë në mes për këto shfaqje; trupa e artistëve që marrin pjesë në këto shfaqje: artist cirku. 2. gjeol. gropë e madhe ose krater i rrumbullakët në sipërfaqen e Hënës: cirk akullnajor.

Të ngjashme:
cirë:

cír/ë,-a f. sh. -a(t) 1. lëvorja e drurit. 2. trung pa degë.

cirkë:

círk/ë,-a (cërk/ë,-a) f. sh. -a(t) 1. pikë e vogël uji a e një lëngu tjetër, spërkë, stërpikë: cirkë gjaku; cirkë balte (gëlqereje); cirka shpon gurin (fj. u.). 2. pikël në një pëlhurë, në pendët e shpendëve ose mbi një send: pulë me cirka; shami me cirka; mollë me cirka.

tirk:

tir/k,-ku m. sh. -q(it) 1. shajak i bardhë e i hollë për veshje. 2. kryes. sh. çorape të gjata burrash, pa shputën e këmbës; kallca. 3. pantallona burrash prej shajaku, të qëndisura me gajtanë rreth xhepave dhe në fund: veshi tirqit.

cik:

ci/k,-kuI m. sh. -qe(t) 1. buza e një ene, e një thesi etj.: cikcik buzë më buzë, plot e përplot. 2. fig. vlugu, kulmi, pisku: ciku i dimrit (i verës); në cik të vapës; në cik të rinisë.

cik:

cik,-uII m. hirra e kosit a e djathit të njomë; llurbë: ciku i verës.