Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cirilik
cirilik:

cirilík,-e mb. që i përket njërit prej alfabeteve të sllavishtes së vjetër, i cili ka shërbyer si bazë për alfabetet e gjuhëve sllave të gjalla: shkronjat cirilike.

Të ngjashme:
akrilik:

akrilík,-e mb. 1. kim. që është i pangopur e më i thjeshti, me erë të fortë si të uthullës: acid akrilik. 2. kim., tekst. që ka acid akrilik. që prodhohet a që përpunohet me acid akrilik. rrëshirë akrilik.; lesh akrilik.

cërrlik:

cërrlí/k,-ku m. sh. -qe(t) curril uji.

akrilik:

akrilík,-u m. lesh akrilik: stof akriliku.

ciklik:

ciklík,-e mb. 1. që përsëritet rregullisht sipas një cikli, që bëhet me cikle; rrethor: lëvizje ciklike; prodhim ciklik. 2. që përbën një tërësi të lidhur nga përmbajtja: suitë ciklike vallesh. 3. kim. që ka ndërtim unazor.

idilik:

idilík,-e mb. që ka karakterin e idilit.