Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cire
cirë:

cír/ë,-a f. sh. -a(t) 1. lëvorja e drurit. 2. trung pa degë.

Të ngjashme:
cime:

cím/e,-ja f. sh. -e(t) zool. 1. cironkë. 2. gjuhcë.

ciqe:

cíq/e,-ja f. sh. -e(t) zool. bishtatundës.

cirk:

cir/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. shfaqje me akrobatë, me zhonglerë e me kafshë etj.; ndërtesë me arenë në mes për këto shfaqje; trupa e artistëve që marrin pjesë në këto shfaqje: artist cirku. 2. gjeol. gropë e madhe ose krater i rrumbullakët në sipërfaqen e Hënës: cirk akullnajor.

cive:

civé,-ja f. gjell. 1. qepë a presh i grirë, që fërgohet në vaj, përzihet me salcë a me spec djegës dhe i hidhet gjellës. 2. qull me miell të fërguar, me hudhra ose me arra.

tire:

tír/e,-ja f. sh. -e(t) 1. fill pambuku për perde ose ind për pëlhurë. 2. kryes. sh. çorape leshi të gjata e të bardha për gra: mbathi tiret.