Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ciqër
ciqër:

cíqër (i, e) mb. i egër, që nuk hahet (kryesisht për fiqtë).

Të ngjashme:
qiqër:

qíq/ër,-ra f. sh. -ra(t) 1. bot. barishte që bën bishtaja me kokrra të verdheme si bizelja; kokrrat e kësaj bime që përdoren si ushqim: bukë me qiqra; sa një qiqër shumë i vogël. 2. si mb. fig. i shkathët e i gjallë: është qiqër. 3. si ndajf. fig. në gjendje shumë të mirë shëndetësore: u gdhi qiqër.

cicar:

cicár,-i m. sh. -ë(t) zool. cinxami.

cimar:

cimár,-i m. sh. -ë(t) pjesë e vegjës me dy rripa metali të dhëmbëzuar anash, e cila e mban pëlhurën të shtrirë para se të mblidhet në shul.

çipër:

çíp/ër,-ra f. sh. -ra(t) dele ose dhi me gjinj të vegjël e me pak qumësht.

fiqir:

fiqír,-i m. bised. mendje, mendtë.