Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cipe
cip:

cip,-e mb. 1. cipëhollë, cipje. 2. edhe si em. f., që i ka sisët të vogla: lopë (dele) cipe.

cipë:

cíp/ë,-a f. sh. -a, -a(t) 1. lëvore e hollë, lëkurë, vemesë; shtresë e hollë në sipërfaqen e diçkaje: cipa e qepës; cipa e qumështit; cipë akulli; / anat. lëkurë a ind i hollë që vesh një organ, membranë: cipa e qelizës (e trurit, e barkut); cipë dhjami. 2. bised. pëlhurë e hollë; basmë; shami koke për gra: cipë për fustan; hodhi cipën e zezë u vesh në të zeza në shenjë zie. 3. bised. sipërfaqja e diçkaje: cipa e ujit (e liqenit). 4. fig. bised. turpi e sedra që ka një njeri i ndershëm: njeri me (pa) cipë; i ka plasur cipa; plasi cipa, doli kripa (fj. u.). 5. fig. mbulesë, perde: i hodhi cipën (një ngjarjeje).

çip:

çip,-e mb., edhe si em. curr: dele (dhi) çipe.

çip:

çip,-ë, -a f. sh. -a(t) dhi curre

Sinonime / Të përafërta:
cipëhollë
cipje
Të ngjashme:
cime:

cím/e,-ja f. sh. -e(t) zool. 1. cironkë. 2. gjuhcë.

cipje:

cípje mb. që ka lëvozhgë të hollë (për arra).