Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cipëzi
cipëzi:

cipë/zí,-zézë mb., edhe si em., lëkurëzi.

Sinonime / Të përafërta:
lëkurëzi
Të ngjashme:
cipëz:

cípëz,-a f. sh. -a(t) cipë e vogël; membranë.

cilësi:

cilësí,-a f. sh. -(të) 1. edhe filoz., veti thelbësore, që e dallon dikë a diçka nga një tjetër dhe që na jep mundësi ta njohim e ta vlerësojmë; shkalla e lartë e vlerës ose e dobisë së një sendi, të një veprimi etj.: cilësi trupore (morale); cilësi racore; cilësitë e njeriut (e tokës, e grurit); treguesit e cilësisë; cilësia dhe sasia. 2. drejt. detyra a funksioni i një njeriu, zakonisht për një kohë dhe për një rast të caktuar: në cilësinë e dëshmitarit (e paditësit).

ditëzi:

ditë/zí,-zézë mb., edhe si em., edhe mallk., që ka pësuar një fatkeqësi të madhe, derëzi; fatzi; kund. ditëbardhë: ç’e gjeti ditëziun (ditëzezën)!

nipëri:

nipërí,-a f. përmb. tërësia e nipave, nipërit.

sipëri:

sipërí,-a f. epërsi: ka sipëri të plotë; shkalla krahasore e sipërisë (gjuh.) një nga shkallët e krahasimit të mbiemrave e të ndajfoljeve, kur tiparet e sendeve që krahasohen janë në një shkallë më të lartë se ato të sendeve me të cilat krahasohen.