Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cipëz
cipëz:

cípëz,-a f. sh. -a(t) cipë e vogël; membranë.

Sinonime / Të përafërta:
membranë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...vazhdimisht. XXXIII Një mëngjes, duke ecur përskaj bregut, me shpresë mos më zinte syri gjëkund mbledhësin e dokeve, (atëherë s'e dija se ai kishte ikur përgjithmonë) u ndesha ballë për ballë me kryemjeshtrin. Era e veriut të priste. Ajo kishte ngrirë sidomos sytë e tij, duke i veshur me një cipëz të ndritshme, që të pengonte të shikoje ç'kishte brenda tyre. Për habinë time, ai njeri i acartë e egërshan më përshëndeti. Vetëm atëherë unë e kuptova se ç'dëshirë të madhe kisha pasur të njihesha me të. Këmbyem dy-tri fjalë dhe nisëm të ecnim krah për krah në zallishte. Cipa e akullt e...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
cëpëz:

cëpëz,-a f. sh. -a(t) zool. zog i murrmë në të hirtë, i ngjashëm me mëllenjën, që rri nëpër moçale e plehërishte.

cipëzi:

cipë/zí,-zézë mb., edhe si em., lëkurëzi.

pipëz:

pípëz,-a f. sh. -a(t) 1. fyell i hollë e i shkurtër prej kallami, prej kashte gruri etj.; pjesa e ngushtë në disa vegla muzikore frymore, që vihet në buzë: melodi me pipëz. 2. kim. gyp i vogël prej qelqi për të thithur pak lëng.

cipë:

cíp/ë,-a f. sh. -a, -a(t) 1. lëvore e hollë, lëkurë, vemesë; shtresë e hollë në sipërfaqen e diçkaje: cipa e qepës; cipa e qumështit; cipë akulli; / anat. lëkurë a ind i hollë që vesh një organ, membranë: cipa e qelizës (e trurit, e barkut); cipë dhjami. 2. bised. pëlhurë e hollë; basmë; shami koke për gra: cipë për fustan; hodhi cipën e zezë u vesh në të zeza në shenjë zie. 3. bised. sipërfaqja e diçkaje: cipa e ujit (e liqenit). 4. fig. bised. turpi e sedra që ka një njeri i ndershëm: njeri me (pa) cipë; i ka plasur cipa; plasi cipa, doli kripa (fj. u.). 5. fig. mbulesë, perde: i hodhi cipën (një ngjarjeje).

cipal:

cipál,-i m. sh. -e(t) 1. spicë shumë e hollë dhe e gjatë druri, cifël; copëz e hollë e një sendi, fije: s’mbahet shtëpia me cipal (fj. u.). 2. si mb. fig. shumë i hollë e i brishtë, fare i dobët: u bë cipal. 3. si ndajf. shumë: cipal i hollë (i dobët).