Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cipë
cipë:

cíp/ë,-a f. sh. -a, -a(t) 1. lëvore e hollë, lëkurë, vemesë; shtresë e hollë në sipërfaqen e diçkaje: cipa e qepës; cipa e qumështit; cipë akulli; / anat. lëkurë a ind i hollë që vesh një organ, membranë: cipa e qelizës (e trurit, e barkut); cipë dhjami. 2. bised. pëlhurë e hollë; basmë; shami koke për gra: cipë për fustan; hodhi cipën e zezë u vesh në të zeza në shenjë zie. 3. bised. sipërfaqja e diçkaje: cipa e ujit (e liqenit). 4. fig. bised. turpi e sedra që ka një njeri i ndershëm: njeri me (pa) cipë; i ka plasur cipa; plasi cipa, doli kripa (fj. u.). 5. fig. mbulesë, perde: i hodhi cipën (një ngjarjeje).

cip:

cip,-e mb. 1. cipëhollë, cipje. 2. edhe si em. f., që i ka sisët të vogla: lopë (dele) cipe.

Sinonime / Të përafërta:
vemesë
membranë
basmë
mbulesë
perde
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...hënës, mund të humbje gojën. Njerëzit e tij, prindërit pleq, vëllezërit me nuset e tyre dhe vejusha e tij e re me foshnjën, që i shpëtonte vazhdimisht thimthi i gjirit, vinin çdo ditë dhe qëndronin shtang në këmbë me orë të tëra pa shqitur vështrimin prej të muruarit. Sytë e tij të hapur me atë cipë gëlqereje sipër, kishin gjithë heshtimin, mospërgjigjen dhe atë “Kurrën e kurrës”, që mund ta krijojë vetëm vdekja. Gjatë javës së parë, prindërit e tij u plakën sa për një shekull. Vëllezërit, nuset e tyre, madje edhe foshnjat e tyre, u duk sikur u rrudhën përjetë. Kurse ai, i mbështetur te...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
capë:

cáp/ë,-aI f. sh. -a(t) çapëI.

capë:

cáp/ë,-aII f. sh. -a(t) shtresa e fortë e tokës nën shtresën e butë që punohet, taban.

cepë:

cép/ë,-a f. sh. -ëra(t) leskër, cifël.

cicë:

cíc/ë,-a f. sh. -a(t) fëm. sisë.