Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cinxër
cinxër:

cínx/ër,-ri m. sh. -ra(t) 1. zool. gjinkallë: flet si cinxër s’pushon së foluri. 2. zool. bulkth. 3. fig. ai që flet pa pushim dhe kot.

Sinonime / Të përafërta:
gjinkallë
bulkth
Të ngjashme:
cingor:

cingór,-i m. acar, cingërimë; cipë e hollë a hell akulli.

cangër:

cángër mb. i fortë, i ngurtë; i ndenjur, bajat: bukë cangër.

cingël:

cíng/ël,-li m. (cíng/ël,-la f.) sh. -la(t) 1. shkop i shkurtër, të cilin fëmijët e goditin me një shkop më të gjatë; loja me këtë shkop: shkop e cingël; është sa një cingël është shumë i vogël e i imët; / shkop i vogël për të ngritur grackën e zogjve, për të thurur spikun në vegjë etj. 2. xhingël.

cingëri:

cingërí,-a f. sh. -(të) grindje për çikërrima, gërnjë.

cinurë:

cinúr/ë,-a f. sh. -a(t) kapaku i syrit, qepallë; qerpik.