Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cinurë
cinurë:

cinúr/ë,-a f. sh. -a(t) kapaku i syrit, qepallë; qerpik.

Sinonime / Të përafërta:
qepallë
qerpik
Të ngjashme:
cipura:

cípura, (t) f. sh. bërsi.

censurë:

censúr/ë,-a f. kontrolli i veprave para se të botohen a të shfaqen; kontrolli i letrave, i telegrameve etj. para se t’u dorëzohen marrësve; organ që merret me këtë detyrë: censurë ushtarake (shtetërore); kaloi pa censurë (edhe fig.) kaloi pa kontroll, lirisht.

cezurë:

cezúr/ë,-a f. sh. -a(t) let. pushim i shkurtër brenda një vargu gjatë leximit; muz. pushim që shënon ndarjes e ritmit në një melodi: cezurë fundore.

cikutë:

cikút/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte e lartë, me gjethe të holla, me lule të bardha dhe me rrënjë të trasha të helmëta.

cinxër:

cínx/ër,-ri m. sh. -ra(t) 1. zool. gjinkallë: flet si cinxër s’pushon së foluri. 2. zool. bulkth. 3. fig. ai që flet pa pushim dhe kot.