Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cinke
cinkë:

cínk/ë,-a f. sh. -a(t) zool. trishtil.

Sinonime / Të përafërta:
trishtil
Të ngjashme:
ciknë:

cíkn/ë,-a (cíkm/ë,-a) f. sh. -a(t) 1. acar, ngricë; brymë që bie në mot me acar: ditë me ciknë 2. pjesa e djegur dhe e ngjitur në fund të enës: cikna e gjellës; zuri ciknë.

cirkë:

círk/ë,-a (cërk/ë,-a) f. sh. -a(t) 1. pikë e vogël uji a e një lëngu tjetër, spërkë, stërpikë: cirkë gjaku; cirkë balte (gëlqereje); cirka shpon gurin (fj. u.). 2. pikël në një pëlhurë, në pendët e shpendëve ose mbi një send: pulë me cirka; shami me cirka; mollë me cirka.

çinoke:

çinók/e,-ja f. sh. -e(t) brokë a çini e madhe.

hinkë:

hínk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. enë e vogël në trajtë koni e me gyp, që shërben për të shtënë lëngje në shishe ose në enë me grykë të ngushtë; pjesë e një aparati a e një mekanizmi që ka këtë trajtë: hinkë qelqi; hinka e mullirit. 2. luginë ose vend në trajtë koni midis malesh e kodrash; gropë në këtë trajtë; hon: hinkë karstike (gjeol.).

cikë:

cík/ë,-a f. sh. -a(t) zool. zog pak më i madh se trumcaku, me krahë të përhimë në të verdhë dhe me bark të bardhemë.